Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur në Jug, përkatësisht në qytetet Vlorë dhe Fier, ku u ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë 3 personave.

Ata janë Aleksandër Llanaj nga Vlora, i dënuar për vrasje ndaj dy ose më shumë personave.

Dy të tjerët janë Vladimir Çilotaj dhe Shpëtim Çilotaj nga Fieri, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg.

Vladimir Çilotaj akuzohet për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe fabrikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope”.

Ndërsa ndaj Shpëtim Çilotajt rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”;

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhet në njoftimin e OFL. /tvklan.al