Për Rita Orën nuk ka pushim, një vit i mbushur me koncerte, këngë të reja, por edhe bashkëpunime me firma të njohura ku ajo do të jetë imazh.

Bashkëpunimi më i fundit është ai me firmën ‘Escada’ në New York. Përmes një fotoje në Instagram, ajo ka prezantuar dizanjin më të ri të çantave, ku bie në sy ngjyra e kuqe. Ngjyrë e cila përfaqëson pasionin dhe forcën.

Prandaj dhe Rita Ora ka vendosur që një pjesë të të ardhurave nga shitja e këtyre çantave të shkojnë për bamirësi. “Shoqata “Women for women UK” ndihmon gratë që i kanë  mbijetuar luftës”, thuhet në shkrimin e Ritës.

Ndërkohë Rita po promovon albumin e saj më të ri “Phoenix”, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm.

Klan Plus