Në qytetin e Elbasanit numërohen plot 14 mijë kosovarë të ardhur, ku secili ka një histori më vete. Një fëmijë ka 20 ditë që ka lindur por nuk ka lindur si fëmijët e tjerë. Nëna e tij ka qënë duke kaluar malet së bashku me familjen kur ai erdhi në jetë, prandaj i dhanë emrin Malësor.

Prindërit tregojnë se janë ndjerë keq ngaqë s’kishin çfarë t’i jepnin fëmijës për të ngrënë. Tani Malësori jeton me serume e vaksina. Ndërsa një djalë 16- vjeçar i paralizuar është mjekuar në Beograd dhe këtu Motrat e Nënë Terezës i kanë dhënë një karrocë por kjo nuk zgjidh gjithçka. Për mjekët një trajtim i mirë për të duhet filluar që nga ushqimi me lëngje, por në qendrën ku ai jeton nuk është dhënë asnjëherë supë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj