Personat e përfshirë në grupet kriminale vepronin në disa qytete

Gjykata e Posacme pritet të vendosë masat e sigurisë për 32 personat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest nga SPAK.

8 grupe kriminale që vepronin në disa nga qytetet kryesore të vendit do të përballen me trupën gjykuese.

9 persona u kapën gjatë operacionit, për 9 të tjerë masat e sigurisë u ekzekutuan në disa burgje. Ndërsa 14 persona të tjerë janë në kërkim. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë.

Klan News