Të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali mohojnë akuzat

Të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali mohojnë akuzat

15:35 27/04/2019

Dy të rinjtë e arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, një muaj më parë në Shkodër, kanë mohuar akuzat. Arsen Stojku dhe Mislim Rama kanë sqaruar para oficerëve se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Por grupi hetimor pretendon se ka prova të mjaftueshme që implikojnë të prangosurit. Sipas hetuesve, përgjimet e bisedave telefonike dhe ato ambientale çuan tek Stojku dhe Rama.

Gjithashtu, edhe në mjetin që u gjet që u përdor në atentat, i cili nuk u dogj plotësisht, u gjetën gjurmë dy të të rinjve të ndaluar. Por ata janë justifikuar me faktin se kanë lyer mjetin, duke qenë se këtë punë bëjnë.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim Ibrahim Lici, i cili dyshohet se është ekzekutori i dy vëllezërve Bilali. 26-vjeçari ende nuk është arrestuar nga policia. Në këtë ngjarje dyshohet se ka marrë pjesë edhe një person i katërt me inicialet D.B, i cili ka qenë shofer në makinën e atentatorëve.

Nga kamerat e sigurisë së objekteve të ndryshme në Shkodër rezulton se Rama, Stojku, Lici janë ndodhur në shoqëri me njëri-tjetrin herë pas here, para se të kryhej krimi.

Motiv i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, e cila lidhet me një zinxhir ekzekutimesh të ndodhura në qytetin verior dy vitet e fundit. Astrit dhe Brahim Bilali u vranë në 30 Mars, gjatë kohës që po dilnin nga shtëpia e motrës së tyre. Astri Bilali është babi i Asmer Bilalit, ish-kampioni i boksit i arrestuar si pjesë e grupit Bajri.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori