Maks Eberl, i cili do të marrë detyrën e drejtorit sportiv të Bajern Mynihut nga data 1 mars beson ende te titulli kampion. 50-vjeçari, i cili kishte kaluar 15 vite te rekordmenët gjermanë me ekipet zinxhir e pastaj si profesionist deri në vitin 1994, ka pasur më herët detyrën e drejtorit sportiv te Borussia Moenchengladbach për 14 vite, përpara se të bashkohej me Leipzig në 2022.

Në shtator ai u shkarkua nga detyra pas spekulimeve në media se do të bëhet pjesë e Bajernit. Rekordmenët gjermanë janë tetë pikë më pak në renditjen e Bundesligës se sa kryesuesit e Bajer Leverkuzenit.

“Unë nuk dua që të heq dorë nga sezoni tani, pasi ka ende shumë kohë ​​përpara dhe shumë pikë në tabelë. Por në të njëjtën kohë, ne e dimë se kemi nevojë për një trajner të ri në verë. Sigurisht që do të kontrollojmë së bashku me Kristof Frojnd, Jan-Kristian Dresen dhe Herbert Hejner se cilët kandidatë janë në listë. Tashmë ka shumë spekulime dhe shumë njerëz janë ose të mirë ose jo aq dhe aq të mirë!”

Bajerni e humbi sfidën e parë të raundit të 16-ve të Ligës së Kampioneve kundër Lacios me rezultatin 1-0, me sfidën e kthimit në mars. Për drejtuesit e klubit, parësore është gjetja e trajnerit të ri, me Tomas Tuhel që largohet në verë. Bajerni e ka fituar titullin kampion 11 herë radhazi, por në këtë sezon, ngritja e trofeut duket një mision mjaft i vështirë.

Klan News