“Të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Egzonin”

“Të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Egzonin”

21:36 16/09/2019

Apeli në Stop për djalin e aksidentuar

Egzon Kryeziu, një i ri nga Kosova ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident rrugor në 29 Dhjetor 2018. Nga 1 Janari i këtij viti gjendet në trajtimin mjekësor në Stamboll, ku i është nënshtruar 6 herë ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë. Babai i tij ka sqaruar në Facebook se trajtimi i deritanishëm i ka kushtuar rreth 230.000 Euro, një shumë e siguruar nga donatorë dhe bamirës të shumtë. Por Egzoni është tani në fazën finale të rehabilitimit. Mjekët parashikojnë dhe 3 muaj rehabilitim, por mungon shuma prej rreth 30.000 eurosh.

“Siç e dini, djali im Egzon Kryeziu ka pësuar lëndime të rënda trupore në aksident trafiku me 29.12.2018. Nga 01.01.2019 gjendet në trajtim mjekësor në Stamboll ku është nënshtruar 6 herë intervenimit kirurgjik në kokë”. Me këto fjalë e nis mesazhin e tij në Facebook babai i Egzonit, të riut nga Kosova, duke sqaruar se trajtimi i deritanishëm i tij ka kushtuar rreth  230.000 Euro, shuma e cila është siguruar nga donatorë dhe bamirës të shumtë.

Por Egzoni është tani në fazën finale të rehabilitimit. Mjekët parashikojnë edhe 3 muaj rehabilitim, por mungon një shumë prej rreth 30 mijë euro.

“Muajin Shtator e kam paguar duke marrë kredi bankare. E kam vënë shtëpinë me truall në shitje, por nuk po shitet. Ndaj kërkoj ndihmë”, ky është apeli i babait të plagosur nga dhimbja për të birin.

Mesazhi i tij ka sensibilizuar fondacionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, që ka ofruar të dhënat bankare për të gjithë ata që duan të ndihmojnë për këtë rast.

“Të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Egzonin, t’ia kthejmë buzëqeshjen rinore“, thuhet në postimin e fondacionit.

“Nuk ka më rëndë, që prej 9 muajsh këta prindër e shikojnë fëmijën e tyre në këtë gjendje. Le të bëhemi bashkë, një shqiptar i Prishtinës sot ka nevojë për ne”.

Këtij apeli i është bashkuar edhe emisioni “Stop”.

“Të vetmet gjëra që i ka ngelur këtij babai janë shtëpia dhe veshka e tij, që i ve në dispozicion”, tha studio Saimir Kodra, i cili u bëri apel të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, që t’u vijnë në ndihmë të riut nga Kosova./tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori