Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar dërgimin e mjekeve private për aktivisten Maria Kalesnikava

Të burgosurit politikë në Bjellorusi të cilët janë arrestuar së fundmi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar nga autoritetet mjekë të pavarur ta vizitojnë anëtaren e burgosur të opozitës, Maria Kalesnikava. 40-vjeçarja është një nga anëtaret më të njohura të opozitës në vendin e Evropës Lindore dhe është dënuar me 11 vite burg në Shtator të vitit 2021.

Selia e shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut  e cila është e vendosur në qytetin gjerman, Frankfurtit, i bëri thirrje ministrisë së Jashtme gjermane për të mbështetur kërkesën e tyre për vizitë tek Kolesnikova. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, shkroi në Twitter se regjimi në Minsk duhet të garantojë shëndetin e opozitares bjelloruse dhe ta lirojë atë.

Aktualisht janë rreth 1400 të burgosur politikë në Bjellorusi. Maria Kalesnikava ishte një nga tre lideret femra me Sviatlana Tsikhanouskaya, të cilat udhëhoqën demonstratat historike kundër presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, në vitin 2020. Mitingje masive shpërthyen në të gjithë Bjellorusinë kundër pretendimit të Lukashenkos për një mandat të gjashtë presidencial.

Ajo u burgos për 11 vjet pasi i rezistoi dëbimit nga Bjellorusia. Në shtator 2020, shërbimi i sigurisë i vendit e çoi atë në kufirin ukrainas duke i vënë asaj një thes mbi kokë. Kolesnikova më pas grisi pasaportën e saj në mënyrë që të mos mund të depërtohej.

Vendet perëndimore e kanë dënuar Bjellorusinë, ashtu si Rusinë, me një listë gjithnjë e në rritje sanksionesh të ashpra financiare në përgjigje të luftës së Kremlinit kundër Ukrainës dhe për përpjekjet e Bjellorusisë për të ndihmuar pushtimin rus.

Klan News