Të dashurat sekrete dhe pasuritë marramendëse të Vladimir Putin



Të dashurat sekrete dhe pasuritë marramendëse të Vladimir Putin

08:10 17/12/2020

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mund të jetë qytetari i parë i vendit të tij edhe sa i përket pasurisë. Mendohet se lideri rus ka zgjeruar perandorinë e tij të pronave me një pallat 200 milionë dollarësh. Sipas raporteve të fundit, Putin mund të jetë një prej personave më të pasur në botë.

Ai ka ndërtuar një zonë të tërë të fshehur dhe super të siguruar në zonat periferike të Moskës që mediat e quajnë “fshati i miliarderëve”.

Drejtuesi i Rusisë raportohet të ketë një paasuri 160 miliardë dollarëshe dhe mendohet se jeton si mbret në pasurinë e tij të jashtëzakonshme.

Kritikët e tij besojnë se ai ka një flotë jahtesh, makinash dhe pallatesh presidenciale sekrete. Por zyrtarisht Putin thotë se zotëron vetëm 100 mijë Paund.

Por për ekspertët kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje ata mendojnë se ai ia kalon me 60 herë pasurisë së presidentit amerikan Donald Trump.

Kritiku Boris Nemtsova thotë se Putini ka 43 avionë, 7 mijë makina, 15 helikopterë dhe një avion ku vetëm tualeti vlen 50 mijë Paund.

Sipas kritikuat Putin ka një koleksion orash që vlen 500 mijë Paund.

Por kreu i shtetit rus përflitet edhe për romancat e tij sekrete. Të dashurat e tij dyshohet se janë bërë milionere vetëm prej Putinit.

E tillë është edhe Svetlana Krivonogikh, dashuria e tij e fëmijërisë, e cila nga pastruese u shndërrua në milionere dhe tashmë zotëron një klub nate. Edhe e dashura e tij gjimnaste fiton milionat si një drejtuese mediaje pro Kremlinit. Shtëpia e fundit e Putinit mendohet se është sa dyfishi i Pallatit Buckingham. /tvklan.al






Të ngjashme