Astrologia Chrysanthi Kalogeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan para se të bënte parashikimin për javën që vjen, u ndal pak tek dita e sotme. Në këtë 14 Shkurt, ditën e Shën Valentinit astrologia tha për të gjitha shenjat se nuk do të jetë një ditë që do të përmbushë pritshmëritë e gjithsecilit.

Sipas saj kushtet astrologjike të kësaj dite nuk janë ideale për momente romantike. Chrysanthi Kalogeri pati një porosi dhe për të gjithë ata që janë tashmë në një lidhje serioze, ose që e ndjejnë se janë gati për të krijuar një marrëdhënie. Ajo këshilloi që të shikoni gjërat më me hollësi.

“Në përgjithësi periudha është pak kritike për arsye se gjërat shkojnë pak të ngadalësuara. Kjo në astrologji mund të shpjegohet dhe me lëvizjet e Marsit në prapavijë, por dhe Afërdita shumë ngadalë, sepse dhe ajo përgatitet që të kthehet në prapavijë. Në ditën e Shën Valentinit, mund të them që nuk janë ideale kushtet për dashuri. Janë më tepër për pjesën e dashurisë sipërfaqësore, por nuk mund të them që janë ditë ideale për të filluar një marrëdhënie të re. Marrëdhëniet që do të fillojnë gjatë kësaj periudhe do të testohen. Nuk përjashtohet mundësia që të kemi rikthime nga e kaluara. Gjithë periudha tani e deri në Mars, marrëdhëniet në bashkëpunime e sidomos në dashuri do të testohen. Prandaj për të gjithë ju që jeni në një marrëdhënie serioze, rishikojini mirë gjërat dhe mendoni mirë se çfarë doni që të mbani e doni të largoni nga jeta juaj”, tha astrologia./tvklan.al