Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 3 persona pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Në pranga ka rënë 41- vjeçari me inicialet  G.Dh, , banues në Vlorë, pasi duke drejtuar ciklomotorin “Kaëasaki” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin “Renault”.

Gjithashtu është arrestuar  F.D., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin “Alfa Romeo” në gjendje të dehur.  Po ashtu në Sarandë, është kapur  E.D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ishte duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”./tvklan.al