Dy persona të cilët janë të dënuar në mungesë nga gjykata, janë arrestuar në Vlorë nga forcat policore. Në pranga ka rënë Vullnet Lelaj 38 vjeç i dënuar me 6 vite burgim për moskallëzim krimi të kryer në bashkëpunim.

Ai ka qenë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në Korrik të vitit 2016 në fshatin Vranisht, ku mbeti i vrarë një djalë i ri 20 vjeç nga Librazhdi. Ai është i dënuar gjithashtu edhe për kultivim të bimëve narkotike.

Personi i dytë i arrestuar është Ergest Sina 29 vjeç i dënuar me 2 vite burgim për armëmbajtje pa leje. Në Janar të vitit 2016, Sina ka qëlluar me armë në ajër në zonën e Skelës së bashku me një person tjetër. Pas arrestimit të 29-vjeçarit ditën e djeshme, nga kontrolli në banesë ju gjetën edhe 72 fishekë dhe 1700 fara kanabisi. /tvklan.al