Të dënuar për prostitucion dhe vjedhje, 3 emrat që duhet të përgjigjen para OFL



Të dënuar për prostitucion dhe vjedhje, 3 emrat që duhet të përgjigjen para OFL

10:32 09/07/2020

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasurinë 3 personave të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje me dhunë.

Kështu, duhet të justifikojnë pasurinë e tyre Çlirim Marku nga Tirana i dënuar për shfrytëzim prostitucioni; Oltjan Maxhari nga Tirana i dënuar për vjedhje me dhunë dhe Spartak Muçaj nga Tirana i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhet në njoftimin e OFL. /tvklan.al




Të ngjashme