Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ali Lorja, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Roland Domi, banues në Durrës, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe  “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Artur Vaqo, banues në Durrës, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”;

Ardjan Tati, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhet në njoftimin e OFL. /tvklan.al