Dy miliardë njerëz në botë janë mbipeshë, ndërsa 600 milionë obezë. Dhe pesha e ushqimit të tepërt kap një vlerë prej 140 miliardë tonelatash. Këto janë statistikat e publikuara në revistën shkencore ‘Kufijtë e ushqyerjes’ nga një studim i realizuar në Itali.

Ekpertët e agrikulturës dhe analizimit të ekonomisë agrare janë bazuar në të dhënat e OBSH dhe kanë marrë në konsideratë të gjitha informacionet mbi konsumin në shkallë kombëtare, numrin e banorëve, strukturën dhe masën trupore, statistikat mbi sëmundjet, vdekshmërinë dhe shkaqet e saj.

Rezultatet janë impresionuese, dhe në mbarë globin zonat më të goditura nga pesha e ushqimit janë Amerika e Veriut, Europa dhe Oqeania.

Klan Plus