Aishah ka menduar të bëj një surprizë për Everaldon. Ajo ka bërë një bllok me të gjitha kujtimet e tyre që kanë përjetuar në vilën e dashurisë.
Të gjitha këto ajo ia prezanton Everaldos, Aishah e nis me takimin e tyre të parë jashtë vilës dhe shprehet që ka qenë një ndër takimet më romantike për të.
Ajo ka vizatuar puthjen e tyre të parë në breg të detit dhe natën e tyre të parë në ‘Folenë e dashurisë’ ku i thanë njëri-tjetrit për herë të parë të dua.
Në përfundim ajo ka shkruar një letër me fjalë nga zemra e saj.
Pjesë nga letra:
“Jeta jem, këto kujtime janë shumë të veçanta për mua sepse këto momente kanë krijuar dashurinë tonë deri tani. Nga muhabeti i parë që kemi pasur në fillim, e dija që do të kemi një rrugëtim të bukur bashkë. Nuk e prisja kurrë që do të takoja një person të tillë si ti në vilë. Jam e lumtur nëse jam me ty. Jeta është plot me sfida por bashkë do ti kalojmë të fortë si një çift. Kur ke buzëqeshur kam pasur fikëse zjarri në bark. Të dua më shumë çdo ditë. Dua të fillojmë një kapitull të ri në jetë me Everaldon dhe Aishah. Të dhuroj zemrën time. Të dua pafundësisht Aishah.”
Ndiqni videon më poshtë për të parë videon e plotë të surprizës./Love Island Albania