Të dielën ndryshon ora – TV KLAN

Të dielën ndryshon ora

Lëvizjes së nisur në 1916-n po i vjen fundi

Të dielën, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta përpara, në atë që njihet si ora verore. Zyrtarisht ora ndryshon në orën 02:00, kur akrepat kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar orën 03:00.

Ora shkon gjithmonë një orë përpara fundjavën e fundit të Marsit në Pranverë dhe një orë prapa fundjavën e fundit të Tetorit, në Vjeshtë.

Ndryshimi i orës u prezantua në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit. Pas luftës kjo lëvizje u bë e përhershme.

E megjithatë, ndryshimit të orës duket se po i vjen fundi. Vetëm pak ditë më parë, Parlamenti Europian vendosi që t’i japë fund kësaj praktike, duke votuar që ora të mos ndryshojë më. Vendeve europiane u është lënë kohë të vendosin se cilën orë duhet të mbajnë, atë dimërore ose atë verore, deri në vitin 2021.

Sipas direktivës, vendet që duan të mbajnë orën verore, duhet ta bëjnë ndryshimin përfundimtar në Mars të 2021-shit. Ndërsa ata që duan të mbajnë dimëroren, mund ta bëjnë këtë ndryshim në Tetor 2021./tvklan.al

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*