Akrepat shkojnë 1 orë përpara

Të dielën, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta përpara, në atë që njihet si ora verore.

Zyrtarisht ora ndryshon në orën 02:00, kur akrepat kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar orën 03:00.

Ora shkon gjithmonë një orë përpara fundjavën e fundit të Marsit në Pranverë dhe një orë prapa fundjavën e fundit të Tetorit, në Vjeshtë.

Ndryshimi i orës u prezantua në vitin 1916 gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit.

Tv Klan