Të dielën ndryshon ora



Të dielën ndryshon ora

15:59 24/10/2020

Në orën 03:00 akrepat shkojnë 1 orë prapa

Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00, akrepat do të zëvendësohen një orë pas, duke shënuar orën 02:00.

Ky ndryshim na jep mundësinë që të flemë një orë më shumë por edhe të errësohet më shpejt.

Ky mund të jetë viti i fundit që ora do të ndryshojë, pasi në verën e vitit 2018, Parlamenti Evropian miratoi heqjen e detyrimit që vendet anëtare të kalojnë nga një orë në tjetrën dy herë në vit, në Prill dhe Tetor.

Secili shtet është i lirë të vendosë deri në prill 2021 nëse do të miratojë orën e verës, kohën diellore përgjithmonë ose të vazhdojë t’i alternojë ato.

Që nga viti 1996 të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, plus Zvicra dhe vendet e Evropës Lindore, kanë miratuar të njëjtin kalendar për orën e verës, pavarësisht nga polemikat e shumta.

Vendet në veri, të tilla si Finlanda dhe Polonia, po bëjnë presion për fundin e saj, ndërsa ato në jug po lëvizin në drejtim të kundërt. Franca tashmë është shprehur me një votim popullor për ta mbajtur atë gjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, Italia vazhdon ta alternojë atë, veçanërisht për arsye ekonomike.

Ndryshimi i orës është prezantuar në vitin 1916 gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit.

Tv Klan




Të ngjashme