PD përjashton dy kandidatë nga gara e primareve në Kurbin

Në 4 Dhjetor, anëtarësia e Partisë Demokratike do t’i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur 1 emër nga kandidatët e primareve për ta dërguar në garën e madhe të 14 Majit me Partinë Socialiste. Beteja më e fortë konsiderohet në kryeqytet, ku përballja do të jetë mes 7 kandidatësh, mes tyre Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdanit dhe Julian Deda.  

Në dy bashki të tjera të mëdha PD shkon në zgjedhje me 1 emër, Luçiano Boçin në Elbasan dhe Bardh Spahinë në Shkodër. Ndërsa anëtarësia e PD-së në Durrës duhet të zgjedhë dhes Igli Carës dhe Armand Dervishit.

Kruja është bashkia e cila ka më së shumti kandidatë, plot 11 emra që synojnë të jenë përballë PS-së në 14 Maj.

Një ditë para zgjedhjeve ka pasur dhe përjashtime nga gara e primareve. Pas incidentit me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e 28 Nëntorit në degën e PD-së në Kurbin, janë përjashtuar Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza .

Sipas PD-së, aktet e dhunës janë të papranueshme dhe me veprimet e tyre kandidatët dhe anëtarët e kryesisë së kësaj force politike kanë cënuar rëndë ecurinë e procesit zgjedhor të primareve.

Klan News