Janë 143 mijë të grupmoshës 65-69 vjeç

Të dielën në Shqipëri zbret fasha të moshuarve 65-69 vjeç dhe mbi 60 me sëmundje kronike për tu vaksinuar kundër Covid-19.

Burime zyrtare për Tv Klan bën me dije se me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave këtë të  enjte, në fundjavë nis kryerja e vaksinave për grupmoshën nën 70 vjeç.

Në vend janë afro 143 mijë të moshuar të grupmoshës 65-69 vjeç dhe afro 185 mijë të grupmoshës 60-64 ç

Në të gjithë vendin deri tani janë vaksinuar mbi 162 mijë të moshuar.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ndoqi nga afër procesin e vaksinimit që po zhvillohet në Gjirokastër së bashku me kryeministrin Rama, bëri të ditur se numri i injektimeve ka shkuar në mbi 230 mijë.

Përveç dozave të mbërritura nga marrëveshja me Pfizer dhe Sinovax në vijimësi pritet të vijnë edhe dozat e tjera nga mekanizmi COVAX.

Tv Klan