Trajneri i Partizanit: Absurde që të dy skuadrat të stërviten në të njëjtin kompleks

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka folur ditën e sotme për mediat, para ndeshjes së nesërme përballë Kukësit. Tekniku kryeqytetas është shprehur se është absurde që të dyja skuadrat të stërviten në të njëjtin kompleks, duke shtuar se diçka e tillë ndodh vetëm në Shqipëri.

Sa i përket paraqitjes së skuadrës për përballjen e nesërme, Daja shprehet se duhet të jenë seriozë dhe ta shtojnë diferencën e pikëve dhe duhet të sakrifikojnë të gjithë për të shkuar drejt 3 pikëshit.

Trajneri Ilir Daja ka pranuar se sigurisht Kukësi është një rival i tyre, pasi Partizani nuk ka ndonjë diferencë shumë të madhe që të ketë një qetësi karshi të tjerëve.

Nga ana tjetër trajneri i Kukësit, Mirel Josa u shpreh se për të  përherë ndeshja e radhës është më e fortë se ndeshjet e tjera dhe nuk dëshiron të bëj krahasim. Ai pranoi se Partizani është një kundërshtar i fortë dhe  ka më tepër pikë se Kukësi. Josa u shpreh se Partizani është një skuadër shumë serioze e pretendente.

Klan News