Përmes postimeve në rrjetet sociale, moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj na tregon se ajo po jeton momentet më të lumtura të jetës së saj krah bashkëshortit të saj Mark Frrokut dhe familjes së tyre.

Ajo ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e Markut dhe i do shumë. Së fundmi djali i Markut, Leondardi feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte as urimi i Rudinës e cila e quan atë bir dhe i thotë se e do shumë.

 “Gëzuar ditëlindjen biri im, të dua”, shkruan Rudina. /tvklan.al