Janë të shumtë fansat e Michael Jackson, madje shumë prej tyre kërkojnë ta imitojnë. Por rasti më i çmendur është ai i një 22-vjeçari nga Argjentina, i cili ka bërë çdo gjë për t’i ngjarë idhullit të tij.

Jo vetëm që përpiqet të performojë si ai, por Leo Blanco ka shpenzuar më shumë se 30 mijë Dollarë në operacione plastike që nga mosha 15-vjeçare për t’u dukur si Michael Jackson.

Ai ka kryer 11 operacione plastike, por thotë se ende nuk është i kënaqur me pamjen e tij ndaj do i nështrohet sërish ndërhyrjeve kirurgjikale, ndër të cilat për mjekrën dhe nofullën.

Operacioni i parë që ka bërë kanë qenë veshët, për të vijuar më pas me nderhyrjet e tjera, si hundën, të cilën është dashur ta ribëjë 4 herë.

Kjo duket se nuk është pranuar nga nëna e tij, e cila është shprehur se nuk arrin ta njohë më djalin e saj, por vetë Blanco është i vendosur të shkojë akoma më afër imazhit të Jackson e të tërheqë vëmendjen në mbarë botën.

Tv Klan