Dy të dyshuar për helmimin e një ish-spiuni rus në Mbretërinë e Bashkuar pohojnë se ata ishin thjesht turistë. Burrat, të identifikuar si Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, thanë për televizionin RT se ata shkuan në Salisbury, por u kthyen në Londër brenda një ore.

Ata janë akuzuar nga Mbretëria e Bashkuar për vrasje në tentativë ndaj ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, shkruan BBC.

Britania e Madhe i ka përshkruar ato si agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU.

“Qyteti ishte i mbuluar nga bora e shkrirë. U lagëm, morëm trenin më të afërt dhe u kthyem në Londër”

, thanë ata për RT.

Shërbimi i Prokurorisë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ka prova të mjaftueshme për të akuzuar burrat, të cilët janë kuptuar se kanë udhëtuar në Londër nga Moska më 2 mars me pasaportat ruse.

Dy ditë më vonë, thotë policia, ata spërkatën agjentin nervor ushtarak Novichok në hyrjen e shtëpisë së Skripal në qytetin Wiltshire të Salisbury, para se të udhëtonin për në shtëpi në Rusi më vonë gjatë asaj dite./tvklan.al