I është dedikuar ëndrrës Kalendari Pirelli 2019. Me protagoniste katër femra ikonë, Gigi Hadid, Laetitia Casta, Misty Copeland e Julia Garner, Albert Watson nuk është ndalur vetëm tek bukuria trupore, por sjell jetë dhe histori nëpërmjet saj.

Një rrëfim mes ëndrrës dhe realitetit, ku në çdo personazh ka pak nga jeta reale e protagonistëve. Gigi është një pasanike nga Manhatan që lufton me vetminë. Misty një balerinë në kërkim të suksesit, Laetitia piktore që jeton në garzionerë, kurse Julia një fotografe e re.

Të realizuara në vende të ndryshme, mes Miamit dhe New York-ut, fotot janë gjithsej 40, me ngjyra dhe bardh e zi. Pjesë e tyre janë edhe tre meshkuj, Alexander Wang, Calvin Royal III e Sergei Polunin.

Tv Klan