Java e 31-të e Superiores do të kulmojë të enjten me derbin Dinamo – Partizani që do të luhet në Elbasan Arena. Skuadra e Ilir Dajës nuk ka fituar asnjëherë në këtë sezon me këtë ekip rival dhe trajneri uron që t’ia dalin kësaj radhe.

“Derbi është një ndeshje që më shumë duhet kontrolluar se duhet motivuar, sepse vetë lojtarët japin maksimumin. Asnjë derbi nuk i ngjan atij paraardhës dhe shpresojmë që të kemi fat dhe të bëjmë atë që nuk arritëm në fazat e kaluara”, tha Daja.

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj mendon se fitorja ndaj një rivali direkt do të konsolidojë më shumë ekipin.

Për t’u konfirmuar, për tu konsoliduar, për të marrë pikë dhe nuk ka mënyrë më të mirë se duke fituar ndaj një kundërshtari që po gëzon formë të mirë”, tha ai. 

Një sfidë tjetër interesante është ajo mes Egnatias dhe Vllaznisë. Tani gara për katërshen e parë bëhet më e fortë dhe trajneri skuadrës shkodrane, Thomas Brdariç tregon se si mund të arrihet fitorja.

“Për mua është e rëndësishme që te kemi ekuilibër në lojë, taktikë, të luftojmë dhe te fitojmë duelet. Nëse nuk i bën këto nuk arrin të fitosh dot.  Kemi mundësinë të marrim edhe 3 pikë dhe do të bëjmë gjithçka për këtë”, tha Brdariç.

Ndeshja tjetër e së enjtes do të jetë përballja e mbijetesës mes Teutës dhe Skënderbeut.

Tv Klan