Të enjten, përballja e tretë Trump-Biden



Të enjten, përballja e tretë Trump-Biden

16:06 20/10/2020

Rregulla të ashpra kundër rrëmujës në debat

Donald Trump dhe Joe Biden do të përballen të enjten në debatin e tretë  dhe të fundit për zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit, por organizatorët e debatit janë përpjekur që të mos përsëritet rrëmuja, sharjet dhe imazhi i keq i të parit.

Kandidatëve do t’u mbyllet mikrofoni në momentin kur nuk u jepet fjala nga moderatorët, një prej masave kryesore për të penguar kakofoninë dhe ndërprerjen e argumenteve mes rivalëve. Ata do të kenë kohë secili nga 15 minuta për të shprehur mendimin për çdo pikë në përballjen që zgjat për 90 minuta.

Presidenti amerikan akuzoi organizatorët se i kanë dhënë pak rëndësi pikës së diplomacisë, atje ku rivali i tij demokrat është më i dobët. Ndërsa Biden tha se Trump synon t’i shmanget çështjes së menaxhimit të pandemisë. Demokratët akuzojnë presidentin për keqmenaxhim.

Debati i dytë presidencial i 15 Tetorit u anulua pasi Trump nuk pranoi përballjen virtuale, një propozim që erdhi nga organizatorët për të shmangur rrezikun që Presidenti të infektonte me Covid-19 rivalin demokrat.

Tv Klan





Të ngjashme