Një person i maskuar zbriti nga makina, iu afruar një metër 53-vjeçarit Fatbardh Lici dhe e qëlloi me armë. Por përpara se ta vriste, autori i kishte thënë “të fala” viktimës. Të paktën kështu është shprehur një dëshmitar që ishte aty pranë, raporton ABC News, i cili vetëm kaq kishte mundur të dëgjonte.

Më pas, vrasësi zbrazi 15 plumba me një armë automatike të llojit “Scorpion”. 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërroi jetë menjëherë. Ai po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras.

Viktima është vëllai i Mustafa Licit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si dhe kunati i Lulzim Kullës. Shtatë vite më parë, Fatbardh Lici është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.

Për vrasjen e sotme, policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje. Deri tani nuk ka asnjë dëshmi të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e vrasësit. Uniformat blu kanë gjetur edhe makinën tip Benz që u përdor për vrasjen e 53-vjeçarit. Mjeti u gjet duke u djegur në fshatin Dobraç pak minuta pas ngjarjes.

/tvklan.al