Sakrificat e prindërve për fëmijët e tyre nuk njohin limite. “Bright Side” i ka kushtuar një artikull yjeve të famshëm që janë ngjitur në karrierë falë përpjekjeve të prindërve të tyre.

George Clooney është një nga rastet e VIP-ave që kanë ecur përpara falë mundësive që nëna dhe babai i kanë krijuar. Është sidomos babai i tij Nick, ai që me angazhimet e tij profesionale ndikoi në vendimet e 59-vjeçarit të famshëm të njohur sot si aktor dhe regjisor. Gjithçka për George ka nisur duke ndihmuar njerëzit në nevojë dhe duke pasur si shembull babain e tij.

Këngëtarja  e njohur Taylor Swift ka ecur thuajse në të njëjtat hapa. Edhe pse prindërit e saj nuk kanë qenë të famshëm apo yje hollivudi, ato punuan fort në fermën e tyre familjare për të siguruar një gjendje sa më të mirë financiare dhe për t’i mundësuar Taylor-it ndjekjen e ëndrrës së saj.

Për Emma Thompson aktrimi ishte një zgjedhje aspak rastësore, por e ndikuar nga profesioni i njëjtë i personave të talentuar dhe krijues që kishte pranë për shkak të karrierës së prindërve të saj në industrinë e kinemasë dhe teatrit. Nëna e saj, Phyllida Law, e njohur për aftësitë interpretative dhe babai i saj, Eric Thompson kanë hedhur themelet që jo vetëm Emma, po edhe vajza tjetër e tyre të studiojnë në universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të arritur deri në suksesin e sotëm nën petkun e aktores.

Në listën e prindërve sakrifikues është edhe Dukagjin Lipa dhe bashkëshortja e tij. Ata njihen si një shembull i mirë që kanë braktisur vendin e tyre për të shkuar në Britaninë e Madhe dhe për t’i mundësuar Duas një formim më të mirë muzikor që në moshën 15-vjeçare. Dua ose vajza e madhe e familjes Lipa duket se po i vlerëson në maksimum. Ajo është shndërruar në një yll botëror dhe sukseset nuk kanë të sosur vit pas viti.

Klan Plus