Të famshmit që iu gjenden pranë aktores në momentin e vështirë



Të famshmit që iu gjenden pranë aktores në momentin e vështirë

22:30 13/01/2019

Aktorja e famshme e serialeve turke, Hande Erçel, ka humbur në një moshë të re nënën e saj Aylin Erçel, e cila prej kohësh luftonte me kancerin. 25-vjeçarja i dha asaj lamtumirën e fundit këtë të diel në Stamboll.

Në momentet e saj më të vështira, aktoren e njohur edhe në Shqipëri, nuk e la vetëm as ish- i dashuri, këngëtari Murat Dalkılıç.

Po ashtu në ceremoninë mortore të nënës së Erçel ishin prezentë edhe aktore të shumtë, me të cilët ajo ka ndarë rolet kryesore në serialet turke.

Mes të tjerëve, “Haberturk” përmend emrat e njohur të Burcu Ozberk, Tolga Sarıtaş, Tolgahan Sayışman, Ahmet Mümtaz Taylan, Burak Sağyaşar, Hatice Şendil, Burak Deniz dhe Serkan Çayoğlu./tvklan.al







Të ngjashme