Të famshmit që shkatërruan jetën e tyre

Të famshmit që shkatërruan jetën e tyre

09:30 12/12/2014 vipat qe shkaterruan jeten

Talentet botërore, të cilët i kanë dhuruar githmonë emocione publikut, jo gjithmonë kanë bërë më të mirën për veten.

Për një arsye apo për një tjetër disa personazhe me famë botërore, kanë shkatëruar jetët e tyre për një arsye apo për një tjetër.

Ja disa prej tyre:

  • Whitney Houston

Këngëtarja dhe aktorja e talentuar thuhet se u nda nga jeta si pasojë konsumimit të substancave narkotike edhe pse ende mbetet mister shkaku i vërtetë. Trupi i 48-vjeçares u gjet i pajetë në hotelin Berverly Hilton të Beverly Hillsit më 11 Shkurt 2012.

  • Michael Jackson

Mbreti i muzikës Pop u nda nga jeta më 25 Qershor 2009, në moshën 50-vjeçare. Shkaku i vdekjes së tij ishte arrest kardiak. Jackson luftoi një kohë të gjatë me humbjen e imunitetit, si pasojë e drogës dhe operacioneve të ekzagjëruara kirurgjikale.

  • Britney Spears

Është një ndër këngëtaret më të talentuara e cila ka nisur karrierën në moshën 11-vjeçare, por që gradualisht e ka shkatërruar atë. Në ditët e sotme këngëtarja e pop-it fotografohet e dehur në rrugë dhe e harruar në karrierën e saj, e cila kohët e fundit ka dështuar.

  • Axl Rose

Vokali i jashtëzakonshëm i Guns ‘n’ Roses është një tjetër personazh i cili tashmë nuk di se çfarë jete po bën. Pas sukseseve të njëpasnjëshme me Guns ‘n’ Roses dhe pas një periudhe shkëputjeje Axl u shfaq në 2004 me një bandë të re muzikore, duke kënduar krejtësisht në tjetër rrymë nga se si publiku ishte mësuar.

  • Mel Gibson

Pas një jete tepër të sukseshme në botën e kinematografisë, Mel Gibson tashmë është në rënie. Kohët e fundit ai është kthyer në një personazh i cili nuk po i shërben komunitetit, gjobitet herë pas here dhe kolëgët tashmë i kanë kthyer kurrizin. Ai ka humbur disa kontrata.

  • Lindsay Lohan

Ajo e filloi karrierën e saj si aktore e më pas si këngëtare. Lohan është shpesh herë e varuar nga droga e alkooli. Ajo është arresuar disa herë dhe përjashtuar nga disa filma. Në 2007 Lindsay Lohan ka qëndruar për një kohë të gjatë në qendër rehabilitimi.

  • Macaulay Culkin

Aktori amerikan i cili u bë i famshëm me rolin e Kevin në “I vetëm në shtëpi” e ka mbyllur karrierën e tij. Për më tepër ai nuk duket se po kërkon të ndryshojë. Jeta e tij është bërë tashmë e varur nga alkoli dhe droga.

  • Kurt Cobain

Vokalisiti i bandës Nirvana, ka shkatërruar jetën e tij në moshë fare të re. Pas sukseseve të hiteve të grupit, Kurt Cobain vrau veten në moshën 27-vjeçare, duke pretenduar se i kishte provuar të gjitha në jetë.

  • Amy Winehouse

Këngëtarja e talentuar britanike e cila humbi jetën në moshën 27-vjeçare, prej kohësh i ishte nënshtruar trajnimeve në qëndrat e rehabilitimit. Ajo ishte bërë e varur nga droga dhe alkooli./K.P

 
LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT