Ata nuk janë si bashkëmoshatarët e tyre sepse ende pa përfunduar shkollën janë thuajse profesionistë të vërtetë. Por për këtë ata sakrifikojnë gjumin të cilin e kompensojnë… në klasë! Bledi, Kristi, Pamela, Elisabeta, Armeli, Armela, Markelo janë maturantë nga shkolla “Hoteleri-Turizëm” në Tiranë kanë ftuar mësuese Anilën në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty,” në programin “E Diela Shqiptare”.

Shumica e nxënësve të kësaj klase janë në punë gjatë pasdites, në mëngjes mezi ngrihen dhe shpeshherë shkojnë vonë në shkollë vetëm për të qenë prezent, sepse gjatë gjithë kohës janë në gjumë. Mësuese Anila është shumë e lidhur me klasën e saj, saqë kujdeset aq shumë për nxënësit duke i marrë edhe në telefon çdo mëngjes për t’i zgjuar nga gjumi.

Influenca e një mësuese të mirë nuk mund të fshihet kurrë.

” ishte shprehja e nxënësve dedikuar mësueses së tyre.

Ajo ka gjithmonë të drejtë, sidomos kur vjen puna tek disiplina dhe të mësuarit. Mësuese Anila u zbut nga dashamirësia e nxënësve të cilët i premtuan se nuk do flenë më në klasë. Urojmë që të përfundojnë studimet me rezultate të mira dhe mbi të gjitha të mos i zërë gjumi aty ku nuk duhet…. /tvklan.al