Ambasadorja Amerikane e Shqipërisë Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka shprehur trishtimin e madh për shkatërrimin e Jugut nga zjarret. Ajo ka treguar se shumë ekspertë nga Amerika kanë mbërritur Shqipëri këtë fundjavë për të ndihmuar dhe mbështetur Forcat e Armatosura Shqiptare.

“Si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e trishtuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në Jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të shuarjes së zjarrit mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Përveç kësaj ndihme nga USAID, pajisjet e dhuruara më parë nga SHBA përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj, po përdoret tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Të fortë së bashku dhe krah për krah”, shkruan Kim. /tvklan.al