Festa e Rita Orës për Halloween mbrëmjen e djeshme ishte zgjedhja e duhur. Rita ka ftuar në festën e saj personazhe si Rihanna dhe Kate Moss, që nuk zhgënjyen me kostumet e tyre të frikshme.

Rihanna dallohej lehtësisht, edhe pse e kishte fytyrën të pikturuar në ngjyrën rozë, ndërsa Kate Moss ishte një vampire e vërtetë në festë. Veshja e mikpritëses Rita Ora ishte e frymëzuar nga filmi “The Witches of Eastwick” i vitit 1980.

Në listën e të ftuarve ishte edhe Mick Jagger, i cili nuk njihej nën maskën e kllounit dhe u shpall mbreti i mbrëmjes.

Halloween duket se është zhdukur nga festat e Liam Payne, këngëtari i One Direction, i cili ka shkuar në festë pa një veshje të frikshme.

/tvklan.al