Një dasmë degjeneroi në një përleshje masive, kur të ftuarit nisën të godisnin njëri-tjetrin.

Pamjet tregojnë të paktën 4 prej të ftuarve që rrëzojnë përtokë një burrë dhe e godasin atë në fytyrë ndërkohë që të tjerët përpiqen të ndërhyjnë.

Kaosi u shpalos në një dasmë në Brampton, në Ontario të Kanadasë, të dielën e shkuar.

Jashtë ambientit ku mbahej dasma, një person tërheq një grua të veshur me të bardha. Ajo debaton me të dhe më pas e godet me shuplakë në fytyrë. Por ai i kthehet, duke e hedhur përtokë dhe duke e goditur në fytyrë.

Personi që filmoi këto pamje, mund të dëgjohet teksa qesh ndërkohë dëshmon të gjithë skenën.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, mbetet e paqartë se si dhe për çfarë arsye nisi përplasja mes të ftuarve./tvklan.al