Të gjitha biletat e shitura për Shqipëri – Danimarkë

Të gjitha biletat e shitura për Shqipëri – Danimarkë

13:59 10/10/2014 biletatSportelet në Elbasan dhe Tiranë kanë qëndruar mbyllur dhe nuk ka patur asnjë biletë për sfidën Shqipëri – Danimarkë.

Tifozët kanë qëndruar më kot në radhë duke pritur, pasi janë larguar duarbosh. Flitet që edhe numri i biletave që kanë dalë në shitje ka qenë i pakët.

Kapaciteti i stadiumit të Elbasanit është 12500 vende rreth 4 mijë më pak se “Qemal Stafa”, ndërsa kërkesat janë të shumta.

I këtij mendimi është edhe kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana.

Lorik Cana (Kapiten i Kombëatares):

“Duke parë mundësitë tona, zëvendësimi i stadiumit të jetë për një kohë të shkurtër, pasi Kombëtarja duhet të luajë në “Qemal Stafa”. Stadiumi i ri ështe mjaft i mirë, ndërsa përballe kërkesave të biletave impianti është i vogël”.

Edhe tifozët danezë do të përkrahin ekipin e tyre, ndërsa kanë mbërritur 1 ditë para ndeshjes Shqipëri – Danimarkë që do të luhet mbrëmjen e së shtunës në Elbasan.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI