Televizioni Klan ka mësuar se Ministria e Energjisë dhe Industrisë do te nxjerrë thirrjen për 3 blloqe në Detin Adriatik, të cilat më parë administroheshin nga kompania Emanuelle Energy dhe dy të tjera në rajonin e Vlorës : Gorisht – Kocul dhe Cakran – Mollaj.

Marrëveshjet Hidrokarbure do të bëhen në bazë të modelit të ri që ka miratuar kuvendi, ku taksa e tatimit mbi fitimin do të merret që në fuçinë e parë të naftës që do të shitet.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ka interes të japë me koncesion blloqet e lira të naftës, por për shkak të çmimit të ulët në tregjet ndërkombëtare, eksplorimi i kompanive të huaja në këtë fushë nuk ka patur interes.

Zyrtarë të ministrisë së Energjisë kanë 1 vit e gjysmë që po negociojnë për t’i dhënë Shell dhe Delek Group bllokun 4 në Gjirokastër dhe atë të Dumresë, por ende pa finalizuar asnjë marrëveshje, edhe pse afati është tejkaluar disa herë./ TV KLAN