“Dhjetori është një  muaj shumë i mirë, është optimist, duket  se 2022 na shpërblen në fund të tij.  Të kalojmë përpara me gëzim dhe të korrim fitore”, kështu e nisi parashikimin e saj për  Horoskopin në emisionin “Shije Shtëpie”,  në Tv Klan,  Krisanthi Kallojeri duke na dhënë kështu optimizëm për mbylljen e këtij viti dhje fillimin e vitit të ri.

Dashi- Është një muaj mjaft  i  mirë  për ju, plot shanse dhe mundësi. Pak e nga pak po dilni nga vështirësitë dhe dëshirat tuaja do bëhen realitet, deri në 23 Dhjetor keni mundësi t’u plotësohet një dëshirë, apo të bëni një udhëtim, por nuk duhet të ndikoheni nga të tjerët. Nga 23 Dhjetori kaloni në një periudhë mjaft favorizuese zhvillimi dhe lulëzimi, prandaj përfitoni nga Dhjetori dhe nga i gjithë 2023 sidomos në 6 mujorin e  parë.

Demi- Pas ndarjeve që kaluat në Nëntorduhet të gjeni sigurinë brenda vetes, të kuptoni thelbin dhe idenë e jetës dhe të rishikoni disa situata, mendimet dhe intuita juaj ju udhëheqin në destinacionin e duhur, por kryesorja është të rruani një ekuilibër në sferën financiare dhe të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me familjen tuaj apo me pronën tuaj. Pas datës 23 Dhjetor keni një periudhë mjaft favorizuese  ku mund të bëni një kurorëzim dhe të përqendroheni në planet tuaja dhe në strategjitë për ti realizuar ato.

Binjakët. Tema kryesore për ju në këtë muaj, sidomos deri në datën 23, janë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, të cilat kërkojnë të jeni, elastik, bashkëpunues. Mund të keni probleme në marrëdhëniet personale. Duhet të mos provokoni me sjelljen tuaj, të mos nxitoheni. Duhet të evitoni konfliktet. Krijohen kushtet për të realizuar një ëndërr tuajën në fund të muajit. Me hënën e re në datën  23 dhjetor bëni një riorganizim dhe shtroni një strategji pasi para jush keni një 6 mujor ku do të realizoni synimet dhe qëllimet tuaja.

Gaforrja– detyrimet  e përditshëm janë shumë të larta dhe ndoshta ju  krijojnë një stres, ju do i realizoni me sukses mjaft të  mos lejoni  konkurrencën dhe të thënat e të tjerëve t’ju prishin gjumin dhe qetësinë.   Mos i lini të tjerët të ndikojnë në vendimet tuaja dhe duhet të jeni shumë të kthjellët kur merrni këto vendime. Me hënën e re në 23 Dhjetor do keni  mundësi unike për ju për suksese në sferën profesionale   dhe po ashtu do keni mundësi të veçanta në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. 

Luani- Dhjetori është një muaj shumë dinamik, por jo pa probleme dhe vështirësi, duhet të vendosni një ekuilibër, midis dëshirave që keni ju dhe pretendimeve dhe kërkesave që kanë të tjerët ndaj jush.  Kryesorja është të promovoni punën tuaj dhe të dilni në sipërfaqe duke i parë gjërat në një vështrim sa më realist.  Nga 23 Dhjetori do i përvisheni punës dhe do të përmirësoni kushtet tuaja në jetën e përditshëm duke bërë edhe një plan të ri për 2023 i cili do të jetë mjaft i suksesshëm.

Virgjëresha- Suksese dhe zhvillime pozitive do të keni gjatë gjithë Dhjetorit në sferën profesionale, disa prej jush do keni një rritje në punë, ose një bonus. Në të njëjtën kohë dhjetori ju fton të përqendroheni edhe në sferën familjare dhe të zgjidhni problemet që mund të paraqiten atje. Pas 23  Dhjetorit hapet para jush një periudhë mjaft favorizuese  ku dashuria, gëzimi krijimtaria dhe mundësi shumë të mira për përparim karakterizon të gjithë periudhën dhe një pjesë të  madhe të Janarit.

Peshorja- Dhjetori ju ka gjetur të komunikueshëm aktiv, me dëshirë për të treguar përkushtim ndaj të dashurve tuaj. Këtë muaj rëndësi ka trajtimi dhe menaxhimi i  marrëdhënieve  njerëzore me qëllim  prosperitetin dhe përmirësimin e jetës të përditshme. Nuk duhet të bëni gjëra jashtë rregullave dhe ligjeve.  Mos bëni veprime jashtë rregullave dhe ligjeve. Nga 20 Dhjetori dhe më Hënën e re në 23  Dhjetor fillon për ju një periudhe shumë pozitive. Mund të shkoni në një shtëpi të re, të krijoni një familje të re, ose të nxirrni  të ardhura.

Akrepi-  Çështjet financiare dhe ekonomike janë temat kryesore. Jeni njerëz të riskut dhe ndoshta doni të   ndërmerrni një investim. Do ju këshilloja të mos bëni asnjë lëvizje para datës 23 Dhjetor. Nga kjo datë e në  e ne vijim do futeni në një periudhë mjaft pozitive, me pak fjalë do të promovoni suksesshëm punën tuaj. Nga data 20 dhjetor edhe pjesa e parë e 2023 do krijohen kushte që të keni një jetë të përditshme më të këndshme dhe me rezultate të mira në sferën ekonomike.

Shigjetari – Dhjetori ju mirëpret është muaji juaj.Të gjitha dritat vijnë te ju, suksesi është i garantuar. Nëse trajtoni me qetësi dhe realitet çështjet me rëndësi, duhet të jeni të përgatitur që të trajtoni marrëdhënie të çdo lloj dhe bashkëpunimet me qetësi nuk duhet të krijoni konflikte dhe të çara  në marrëdhëniet tuaja.  Nga 20 Dhjetori e tutje fati, dashuria gëzimi krijimtaria ju trokasin në derë. Do keni mundësi të bëni një bashkëpunim të suksesshëm ekonomik. Ju qo do investoni ju them ta lini më mirë pas datës 20 Janar.

Bricjapi- Në gjysmën parë të muajit gjeni kohën për tu çlodhur. Duhet të bëni një programim sa më të mirë për periudhën pas pjesës së dytë të dhjetorit është momenti të veproni dhe të ecni drejt suksesit. Perspektiva të reja hapen për ju, nga data 20  dhjetor do të keni zhvillime pozitive në familje.

Ujori- Problemi juaj është jeta personale, keni një ndjeshmëri më të madhe, përfitoni nga ky muaj të merrni kohën që ju duhet, me qëllim që të bëni një rishikim, të nxirrni mësimet tuaja të vlefshme, në skenën financiare është më mirë të maturoni planet tuaja para se të veproni. Në jetën emocionale personale do paraqiten situata nga e kaluara dhe të reja. Është në dorën tuaj të merrni  vendimet që dëshironi.

Peshqit- Një muaj mjaft aktiv për ju në çdo drejtim. Një muaj me kërkesa të larta, kryesorja është të ruani ekuilibrin midis jetës suaj profesionale shoqërore dhe  jetës suaj personale, familjare. Trajtoni  me kujdes problemet që do të shfaqen ndoshta nga e kaluara, por edhe të reja, aty rreth datës 8 Dhjetor. Evitoni konfliktet mos  akumuloni mërzitje, përballoni situatën me guxim dhe realizëm. Me  hënën e re në datën 23 vendosni synime të larta dhe fokusohuni në  anën tuaj financiare pasi atje do të keni sukses gjatë 6 mujorit të parë për 2023. Duhet të veproni me disiplinë dhe me organizim.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se cila është shenja më me fat, për këtë muaj dhe se cila është ajo që duhet të bëjë më shumë kujdes.

“Më e favorizuar është shigjetari dhe nuk do thoja më me pak fat, por do i thoja të jetë më i  kujdesshëm jo shumë i nxitua për binjakët. Binjakët dhe peshqit bashkë”, tha astrologia Krisanthi Kajolleri./tvklan.al