

Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit evakuohen nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol
19:49 07/05/2022
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka deklaruar se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e çelikut çelikut Azovstal në Mariupol.
Në fillim të kësaj jave u vlerësua se 200 civilë ishin ende të bllokuar brenda uzinës.
“Kjo pjesë e operacionit humanitar Mariupol ka përfunduar”, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës.
Qyteti port jugor i rrethuar në Ukrainë është shënjestruar nga Rusia që nga fillimi i luftës./tvklan.al