Këtë të diel pothuajse të gjitha pikëkalimet kufitare të Kosovës mund të kalohen pa shumë pritje.

Pika në Merdarë që zakonisht është më e ngarkuara ndër të tjerat, mëngjesin e kësaj të diele mund të kalohet pa vështirësi ku pritjet në dalje janë nga 5 deri në 10 minuta, transmeton Klankosova.tv.

Pas saj është ajo në Vërmicë ku pritjet në dalje janë nga 5 deri në 10 minuta teksa pikat tjera kufitare kanë më pak pritje./klankosova