Mbi 700 artisë në thirrje për të mos i gjykuar njerëzit nga ngjyra

Mbi 700 personazhe të njohur në industrinë muzikore në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndërmarrë një nismë për ndalimin e racizmit. Artistë, kompani prodhuese të muzikës dhe shumë të tjerë, kanë shkruar një letër të hapur, përmes së cilës i bëjnë thirrje njerëzve anembanë botës që të qëndrojnë se bashku dhe të fshijnë racizmin.

Nismës i është bashkuar edhe këngëtarja shqiptare më famë botërore, Rita Ora. Ndër të tjera në letër thuhet se: “Sulmi ndaj njëri-tjetrit tregon gjendjen tonë më të keqe. Wiley ishte ndër të vetmit artistë që fillimisht bëri disa postime antisemitike, por më pas kërkoi falje dhe iu bashkëngjit nismës së kolegëve të tij”. 

Qëllimi i kësaj letre, thonë artistët, mund të përmblidhet edhe në një fjali të vetme: “Dashuria, uniteti dhe miqësia, jo ndarja dhe urrejtja, duhet dhe do të jenë gjithnjë qëllimi ynë i përbashkët“. Ja çfarë thuhet në një pjesë tjetër të letrës: Muzika “sjell gëzim dhe shpresë dhe na lidh të gjithëve. Nëpërmjet muzikës, edukimit dhe empatisë ne mund të gjejmë unitet. Ne qëndrojmë së bashku, të edukojmë dhe të fshijmë racizmin tani dhe për brezat tanë të ardhshëm.”

Organizatorët e letrës ftuan këdo që të shtojë emrin edhe përgjatë javës që vjen.

Tv Klan