Flori Mumajesi vitin e kaluar u shpall fitues i festivalit “Kënga Magjike” me këngën “Plas”. Përmes një statusi të bërë në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se do të performojë në natën e parë të Këngës Magjike.

Në këtë mënyrë, kantautori i është bashkuar misionit të sivjetshëm të Këngës Magjike “Këndojmë për të Ndërtuar”, për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Kënga Magjike. Nata e parë… Bashkë me të gjithë artistët këndojmë për të ndërtuar. Të gjithë bashkë si një grusht mundemi, për më tepër me muzikë… Ejani për të ndërtuar dhe ta zhdukim energjinë negative që ndonjëherë ja mbjellim vetë vetes dhe tokës. MUNDEMI… PER ME TEPER ME MUZIKE”, shkruan Flori në postimin e tij. /tvklan.al