Trafik i rënduar dhe radhë të gjata  në pritje për të mbërritur në destinacion. Është kjo pamja që ndodh në cdo rrugë që lidh zonat turistike të Durrësit nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Këto pamje tregojnë trafikun e dendur në hyrje të rrugës se  plazhit afër vendit të njohur si Ura e Dajlanit në Durrës.

Me qarkullim normal të duhen vetëm 10 minuta për të përshkuar këtë rrugë,  por sot duhet më shumë se trefishi i kohës për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin në të.

E njëjta situatë shfaqet edhe në autostradën Shkozet-Plepa si dhe në rrugën dytësore në drejtim të Golemit  apo edhe në akset e tjera gjatë gjithë bregdetit./tvklan.al