Të gjithë e duan Lewandowski-n, në garë edhe Chelsea




Të gjithë e duan Lewandowski-n, në garë edhe Chelsea

15:20 20/05/2021

Sulmuesi polak mund të largohet nga Bayern këtë verë, dëshira e tij është Spanja

Chelsea po përgatitet që të bëjë një blerje të madhe në merkaton e verës dhe të sjellë në Londër sulmuesin Robert Lewandowski.

Trajneri Tomas Tukel ka nevojë për një sulmues të zot, që të zgjidhë problemet e tij me sulmin.

Timo Verner e ka bërë me dhimbje koke dhe ai shikon te ylli i Bajern Mynihut, njeriun i cili do të sjellë golat e munguar për “blutë” e Londrës.

Por për Chelsean nuk do të jetë e lehtë që të mund të realizojë transferimin. Në garë është edhe Barcelona, e po ashtu Bayern e ka bërë të qartë se nuk do ta lerë të lirë yllin e ekipit.

Lojtari 32-vjeçar ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sezon, ku ka shënuar 47 gola në 39 takime të luajtura.

“Sky Sports” në Gjermani raporton se klubi londinez ka kontaktuar me futbollistin, e ky po e mendon të ardhmen e tij në Mynih.

Dëshira e polakut është që të transferohet në Spanjë. Ai pëlqen që të luajë në të njëjtin ekip me Lionel Mesin, por aktualisht ka një problem jo të vogël.

Barcelona ka probleme financiare dhe aktualisht nuk e ka kapitalin e nevojshëm për të blerë sulmuesin.

Chelsea mund t’i lejojë vetes të bëjë shpenzime të çmendura, ashtu si edhe PSG-ja.

Por kjo verë do të jetë mjaft e vrullshme për yllin polak, ashtu edhe për Bajernin, që do të bëjë gjithçka që të mbajë goleadorin e vet.

Klan News





Të ngjashme