Mbrëmja finale e Love Island Albania, e cila po transmetohet LIVE në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës na ka dhuruar mjaft emocione dhe deklarata të forta dashurie.

Opinionisti Olti Curri ndër të tjera është shprehur se ka vënë re që ishullorët e tjerë nuk i  kanë qëndruar pranë çiftit Denisa-Xhesika dhe kjo i ka bërë përshtypje.

Xhoana e cila në atë moment po komentonte çiftin Arlind-Ueda u shpreh se nuk ka qenë prezente dhe se nuk kishte asnjë hatërmbetje me çiftin Denis-Xhesika.

Pjesë nga biseda në studio

Olti: Me sa pashë kur po qëndronim jashtë më herët, asnjë nga ishullorët e tjerë nuk u afrua te çifti Denis-Xhesika, se di pse keni pasur ndonjë hatërmbetje?

Denisi: Jo, nuk kemi pasur, por ne na mjafton ngrohtësia e njëri-tjetrit.

Xhesika: Ishin të tjerët që ishin të ftohtë ndaj nesh, ne ishim në rregull.

/Love Island Albania