Ata kanë një diferencë moshe prej 32 vitesh, por kjo nuk i ka penguar që të kurorëzohen në martesë.

Chelsea Maynard, 22 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bruce, 52 vjeç, jetojnë në Tennessee, SHBA. Ata janë tejet të lumtur bashkë, por jo imunë nga paragjykimi i njerëzve, që jo pak herë i marrin për babë e bijë dhe nuk kursejnë as shikimet e çuditshme.

“Të gjithë mendojnë se jam vajza e Bruce. Na ka ndodhur që të shkojmë në restorante dhe të dalim menjëherë sepse sapo kemi hyrë, pasi të gjithë kokat u kthyen drejt nesh. Shumë shpesh më vlerësojnë që dal ende me gjyshin tim për të ngrënë”, tregon 22-vjeçarja.

Çifti u njoh në një kafene në vitin 2017 dhe që prej asaj kohe janë të pandashëm.

“Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët, ndihem vajza më me fat në botë që takova Bruce”, thotë më tej Chelsea.

Ata u martuan 8 muaj pasi Chelsea festoi 21-vjetorin e lindjes dhe shpresojnë që me shembullin e tyre t’u tregojnë të tjerëve se lidhjet me diferencë të madhe moshe funksionojnë./tvklan.al