Të gjithë kundër Trump, Obama: Nuk do të pranohej as në një rrjet supermarketesh



Të gjithë kundër Trump, Obama: Nuk do të pranohej as në një rrjet supermarketesh

14:55 12/10/2016

Një lumë kritikash kanë vërshuar ndaj Donald Trump-it pas publikimit të videos së vitit 2005, ku ai bënte komente fyese ndaj grave. I fundit është Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili gjatë një fushate në mbështetje të Hillary Clitnon-it, në Karolinën e Veriut, tha se zgjedhja është e qartë midis një kandidati që ka garuar gjithmonë për Shtëpinë e Bardhë dhe dikujt që po bën gjithçka për të dëshmuar se është i papërgatitur për të përfaqësuar këtë vend.

Barack Obama, Presidenti i SHBA-ve:

“Nuk është e nevojshme të jesh një bashkëshort apo një baba, për të kuptuar se ajo që dëgjuam pak ditë më parë nuk është e drejtë.”

Obama tha se një sjellje e tillë nuk do të tolerohej as për një person që aplikon për punë në një rrjet supermarketesh, e jo për një kandidat për president.

Shumë figura të larta të Partisë Republikane u distancuan nga Trump, pas publikimit të videos, një prej tyre ishte edhe Kryetari i Dhomës së ulët të Kongresit, Paul Ryan, për të cilin Trump tha se lideri i dobët dhe pa ndikim.

Ndëkohë rivalja e Trump, Hillary Clinton gjatë një interviste në New York Times, u bëri thirrje amerikanëve se ajo është personi i fundit që i ndan ata nga apokalipsi, duke iu referuar Donald Trump-it.

Tv Klan










Të ngjashme