Fascia ndodhet në Genova të Italisë, prej 23 vjetësh nuk kishte asnjë lindje

Pas 23 vitesh fshati Fascia pret që të regjistroi lindjen e re në zyrat e gjendjes civile. Fascia është pjesë e provincës së Genova-s, ka vetëm 73 banorë, ndërsa në periudhën e verës numri i banorëve shkon në 1800 falë shtëpive të dyta të pushuesve dhe turistwve.

Mosha mesatare është mbi 66 vjeç, ndërsa pjesa më e madhe e banorëve janë mbi 90 vjeç.

Kryetari i bashkisë Marco Gallizia ka shprehur disa nga arsyet që ky fshat ofron një jetesw të mirë sicc wshtw ajri i pastër, mungesa e ndotjes dhe zhurmës edhe produktet e tokës të cilat janë bio. Sipas tij falë një çifti i cili është transferuar për arsye pune, do të kenë një banor të ri në fshat.

 Ëndrra e Marco Gallizias për vitin 2021 është pikërisht ardhja në jetë e foshnjës në fshatin e Fascia.

“Jemi duke pritur pasi kemi pritur për 23 vite që të regjistrojmë lindjen e re në zyrën e gjenjdes civile dhe të vazhdojmë për të shikuar të ardhmen, për të shikuar përpara, pasi ky vit ka qenë një vit i tmerrshëm”, tha ai. 

Gallizias është shprehur se sapo të përfundojë pandemia do të bëhet një festë e madhe sepse kane 23 vite qw presin një lindje dhe shpreson të ketë sërisht lindje që të ulet mosha mesatare.  

Klan Plus