Yjet shkëlqejnë në një nga ngjarjet më të mëdha të modës

Met Gala, një nga ngjarjet më të mëdha të modës, ka shtruar tapetin e kuq në Nju-Jork për disa nga të famshmit më të njohur të planetit. E mbajtur për të mbledhur fonde për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit, Gala kthehet pasi u vonua vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Dhe megjithëse të ftuarit e tij të famshëm duhet të ndjekin rregullat e COVID-19, përfshirë mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, kjo nuk i ka ndaluar shumë që të shfrenojnë fantazinë me veshjet e tyre.

Me pamje të guximshme, disa të thjeshta e të tjera të çuditshme, yjet parakaluan në tapetin e kuq duke na kujtuar disi normalitetin para pandemisë edhe pse maskat e rregullat strikte nuk munguan as këtu. Ndërsa prozhektorët u drejtuan me shumicë ndaj yjeve si J.Lo, Kim Kardashian, Kendall Jenner, Megan Fox apo Billie Eilish.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila u pa në këtë mbrëmje e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi. Rita dukej e mahnitshme në një veshje të markës “Prada” me stoli plotësuese diamanti, por është unaza në gishtin e saj të fejesës, që i bëri të gjithë t’i hedhin asaj një shikim të dytë.

Tema e kostumeve të këtij viti është “Në Amerikë: Një leksik i modës” dhe pamjet u frymëzuan nga gjithçka, nga ekskluziviteti i filmit Matrix te Statuja e Lirisë.

Klan News